Facebook sjell Gmail Killer-in
Pëlqej
Facebook Mail
Sipas burimeve nga bllogje të ndryshme amerikane, Facebook ka përfunduar më dizajnin e shërbimit të ri të postës elektronike, me qëllim që të luftojë shërbimin e Google, Gmail.

Thuhet se Facebook së shpejti do ta prezantojë këtë shërbim ndërsa për të festuar këtë, do të organizojë në California një mbrëmje me emrin "Gmail Killer".

Aktualisht, Facebook ofron mesazhet mes përdoruesve brenda faqes së vet ndërsa me këtë shërbim synon të zgjerohet dhe të ofrojë një platformë gjigande dhe të ndërlidhur mes kontakteve, mesazheve, fotografive dhe videove që keni në llogarinë në Facebook dhe në emailin që do të ofrojë.

Sipas të gjitha gjasave, adresat e e-maileve do të jenë me shtesën "@facebook.com". (albeu.com)
Shtuar më 14/11/2010, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori