Facebook po forcohet, blen patenta nga IBM
Facebook Mail
Facebook ka blerë 750 patenta nga IBM në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e saj kundër padive për thyerjen e të drejtave të patentuara, veçanërisht nga një e fundit e cila është parashtruar nga Yahoo.
Bloomberg ka raportuar në lidhje me transaksionin mes këtyre dy gjigantve të teknologjisë, duke cituar një burim anonim i cili thuhet se ka njohuri rreth situatës.

Pa përfshirë këtë transaksion për të cilin është raportuar së fundmi, Facebook ka 56 patenta të regjistruara dhe ka aplikuar për të blerë edhe 503 të reja; 33 patentat përkatëse janë në vendet e huaja, jashtë SHBA-ve.
Vitin e kaluar, kompania u përball 22 padi për shkelje të patentës, thuhet sipas Legal Metrics.

Padia e ngritur nga Yahoo muajin e kaluar, përfshin 10 patentat e kësaj të fundit për reklamat, shpërndarjen e të dhënave dhe privatësinë.
Paditësi dëshiron një urdhër i cili do ta ndalonte Facebook-un nga shkeljet e mëtejshme mbi këto patenta, ndrësa kërkon gjithashtu kompenzim të trefisht të dëmit të shkaktuar nga rrjeti më i madh social në botë.
Shtuar më 04/04/2012, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori