Berisha “non grata” në Shkodër! Fatmira Breçanit ia ndalojnë të këndojë këngën e tij (VIDEO)

Fatmira Breçani është ndër artistët shqiptare, koncertetet e së cilës janë gjithmonë plot. Një ndër këngët e saj më të famshme është edhe ajo për Sali Berishën, patriotin e saj tropojan.

“O moj Serbi murin ta prisha se mu më thonë Sali Berisha”, është një prej vargjeve të këngës së njohur.

Mirëpo në skenën e një koncerti në Shkodër, duket se ka ndodhur një incident i vogël.

Këngëtares nuk i është lejuar ta këndojë këngën për Sali Berishën. E teksa largohet nga skena, dikush e pyet nëse do e këndojë këngën, ndërsa ajo përgjigjet: “Nuk të lënë”.