Facebook nxjerr Messenger Lite (VIDEO)
Facebook ka nxjerrë një tjetër version të Messenger për biznesin pasi synon të hyjë në tregjet ndërkombëtare.

Messenger Lite, i cili përdor më pak internet, është projektuar të punojë në zonë me lidhje të dobët interneti si Kenia, Tunizia, Malajzia, Sri Lanka dhe Venezuela. Kompania ka deklaruar se në muajt në vijim Lite do të jetë i vlefshëm dhe në vende të tjera.

Përdoruesit e telefonave Android do të munden ende të përdorin karakteristikat themelore të Messenger, përfshi këtu mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst, foto, lidhje, por nuk do të kenë mundësi të bëjnë telefonata me video apo audio apo të bëjnë pagesa.

“Ne duam të sigurohemi se produktet e Messenger të jenë të përdorshme për të gjithë”, thotë David Marcus, drejtori i Messenger.

Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg e ka thënë shpesh se misioni i kompanisë së tij është që çdo person në botë të jetë i lidhur me internetin. /albeu.com/


Shtuar më 03/10/2016, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori