Facebook në një stad tjetër, jo vetëm rrjet social
Pëlqej
Facebook është gati ta çojë rrjetin social në një tjetër nivel.

Ky është mesazhi që gjigandi Silicon Valley dërgoi këtë javë në konferencën e saj vjetore për sipërmarrësit, e cila u mbyll para pak ditësh në San Jose, Kaliforni.

Më e spikatura nga projektet e reja ishte Facebook Spaces, një aplikacion real i virtualitetit.

Në vend që thjesht të shkëmbejnë mesazhe dhe foto apo video me miqtë përmes faqes tradicionale të Facebook-ut, Spaces do t'ju lejojë të rrini me ta në një hapësirë virtuale të zgjedhur prej jush.

Kjo bazohet në krijimin e një avatari prej fotove tuaja dhe ju mund të takoheni dhe të bisedoni me përdorues të tjerë.

Ndoshta dëshironi të mblidheni rreth një tavoline pikniku me miqtë e vjetër, ose të planifikoni një itinerar pushimi duke "vizituar" të gjitha vendet që dëshironi të shihni.

Me aplikacionin e ri ju mund të shpenzoni kohë me shoqërinë tuaj në një mënyrë interactive dhe në një vend virtual, sikurse të ishit në të njejtën dhomë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori