Facebook ndryshon kushtet e përdorimit
Komisioni Evropian njoftoi sot se Facebook ka ndryshuar kushtet e përdorimit, të cilat në mënyrë të qartë theksojnë se kjo kompani fiton duke shitur qasjen e të dhënave të përdoruesit.

Facebook ndryshoi kushtet e përdorimit pas bisedës me KE dhe organet evropiane të mbrojtjes së konsumatorit.

"Tani përdoruesit do të kuptojnë qartë se rrjeti social përdor të dhënat e tyre për shitjen e reklamave të synuara," tha komisionarja e Mbrojtjes së Konsumatorëve Vera Jurova, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët dhe organet e BE kanë forcuar kontrollin mbi Facebook pas një skandali me Cambridge Analytics, i cili pretendon se ka keqpërdorur rreth 87 milionë përdorues të rrjetit social.

Ndryshimet janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë globale për të bllokuar rrjetet sociale nga shqetësimi për privatësinë, përmbajtjen e dëmshme dhe abuzimet e tjera në internet. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori