Nga kërkesa e Perëndimit për armëpushim te tentativa e rusëve për të marrë kontrollin e centralit bërthamor, çfarë po ndodh në Ukrainë

Albeu.com, më poshtë, ju sjell një përmbledhje të zhvillimeve të fundit të pushtimit rus në Ukrainë.

Forcat ruse afrohen më afër Kievit

Në Kiev janë dëgjuar shpërthime në orët e para të së shtunës, ndërsa kryeqyteti është nën presion. Sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes, pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë rreth 25 kilometra (15.5 milje) nga qendra e Kievit. Sulmet ruse vazhdojnë të godasin strukturat civile: Një hotel historik në qytetin verior të Chernihiv u shndërrua në gërmadha gjatë natës, si dhe rrjeti lokal i energjisë elektrike.

Zelensky thotë se “vija e parë” është kudo

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij është më i bashkuar se kurrë teksa përballet me pushtimin rus, ai tha “disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më… Ata janë zhdukur” Ai shtoi se negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “duhet të fillojnë me një armëpushim”.

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Ivan Fedorov, kryebashkiakut të Melitopolit, i cili u arrestua nga njerëz të armatosur të premten.

Kërkesa për armëpushim

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kërkuan presidentit rus Vladimir Putin që të thërrasë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë një telefonate 75-minutëshe të shtunën. Thirrjet për një armëpushim vijnë pasi OKB raporton se të paktën 1500 civilë kanë mbetur viktima që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ukrainasit thonë se rusët kërkojnë kontrollin e centralit bërthamor

Zyrtarët rusë kanë mbërritur në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës, duke kërkuar të marrin kontrollin e objektit, sipas një deklarate nga Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës.

Sulmet në qytetet kryesore

Në qytetin qendror të Ukrainës Dnipro, janë ndjerë të paktën dy shpërthime dhe panë atë që dukej si mbetjet e zjarrit kundërajror herët të shtunën. Qytetet Kharkhiv, Mariupol, Mykolaiv dhe Sumy janë gjithashtu nën një sulm të vazhdueshëm rus. Kjo vjen pasi forcat ruse zgjeruan ofensivën e tyre në perëndim të Ukrainës për herë të parë të premten, me sulme që synonin aeroportet ushtarake, duke përfshirë një në Vasylkiv, në jug të Kievit, të shtunën. Në lindje, ka prova në rritje se qyteti i Volnovakha ka rënë në duart e forcave ruse dhe aleatëve të tyre në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Sipas inteligjencës amerikane të mbrojtjes, qyteti jugor Kherson duket se është pushtuar./albeu.com