Facebook, më shumë reklama
Faqja e internetit Marketer thotë se Facebook do ta tejkalojë kompaninë Yahoo në shitjen e reklamave online, si dhe në radhitjen e saj si njëra ndër kompanitë më të mëdha amerikane për shitjen e reklamave online.

Pjesëmarrja e rrjetit social prej 10.1 miliardë dollarë do të dyfishohet nga 13.6 për qind sa ishte në vitin 2010, në 21.6 për qind këtë vit, ndërsa pritet që kjo përqindje të arrijë në 23.8 në vitin e ardhshëm.

Ndërsa, për Yahoo thuhet se do të mbesë në 16.4 për qind të tregut të reklamave online.

Në anën tjetër, thuhet se Facebook do të synojë të rritet edhe më tej në këtë treg, duke e ndjekur rivalin e saj, kompaninë Google e cila për momentin zë vendin e parë në këtë treg. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2011, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori