Facebook ''kopjon'' sërish Instagram? Ja cili është ndryshimi drastik i rradhës
Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë bërë tepër të ngjashëm kohët e fundit. Dhe këtë e vërteton ndryshimi drastik i fundit nga Facebook i cili po merret për ti dhënë fund stresit tek përdoruesit të cilët konkurrojnë me njëri tjetrin për numrin e pëlqimeve që marrin në postime.

Instagram tashmë po e teston këtë opsion në 7 shtete përfshirë Kanadanë dhe Brazilin, duke i treguar përdoruesve vetëm disa emra të miqve të përbashkët që e kanë pëlqyer atë postim.

Një nga inxhinierët e kompanisë së Facebook Jane Manchun Wong zbuloi se po punohet për heqjen e pëlqimeve dhe kjo fillimisht do të shfaqet vetëm për përdoruesit që e kanë të shkarkuar aplikacionin e Facebook në pajisjet Android.

Por pavarësisht se kompania e ka konfirmuar këtë risi, nuk është zbuluar akoma se kur do të ndodhë. Facebook shprehet se kjo do të ndodhi gradualisht dhe do të analizojnë me kujdes dhe reagimet e përdoruesve lidhur me këtë risi që ata po synojnë të sjellin.

Gjithashtu kompania e Facebook lajmëron se do të tërhiqet nga ky opsion i ri nëse do të ndikojë për keq tek të ardhurat e bizneseve nga reklamat në këtë rrjet social.
Shtuar më 05/09/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori