Facebook ka prova të reja në rastin Ceglia
Facebook thotë se ka zbuluar prova të rëndësishme se një kontratë që është "qendra" e një padie ndaj kompanisë dhe themeluesit Mark Zuckerberg është e rreme, sipas një deklarate të Facebook në gjykatë.

Paul Ceglia ngriti një padi ndaj Facebook në korrik të 2010-ës, duke pretenduar se një kontratë që kishte realizuar me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, në 2003 i jepte atij gjysmën e kompanisë.

Në një seancë gjyqësore, avokatët e Facebook-ut thanë se ishin gjetur prova në kompjuterat e Ceglias që i rrëzojnë pretendimet e tij. Facebook nuk i tregoi dokumentet por i kërkoi leje një gjykatësi amerikan për t'i bërë publike. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2011, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori