Facebook humb rreth 1.4 milionë përdorues aktivë
Në ditët e para të dhjetorit rrjeti Facebook ka humbur rreth 1.4 milionë përdorues aktivë. Shumë përdorues mendojnë se rënia lidhet me mbylljen e profileve, ndërsa të tjerë fajësojnë timeline që me sa duket nuk është pëlqyer dhe aq shumë ose edhe thjesht humbjen e interesit mbi atë që ndodh në wall.

Numri prej 1.4 milionë është më pak se 1% e bazës totale të përdoruesve amerikanë në rrjetin social që në tërësi kanë 167 milionë, nënvizon Mashable.

Megjithatë është për t'u theksuar se Facebook është pranë zotërimit të tregut.

Rreth gjysma e popullsisë amerikanë në fakt ka një llogari në rrjetin social blu. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2013, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori