Facebook fillon heqjen e chatit
Pak nga pak duket se Facebook ka vendosur që të heqë chatin nga faqja e celularëve, duke i detyruar kështu edhe më tepër përdoruesit që të kalojnë në Messenger.

Nëse nuk e keni pasur të qartë ende, Facebook dëshiron që me të vërtetë ta përdorni aplikacionin Messenger për të biseduar në rrjetin social.

TechCrunch raportoi të premten se kompania do të fillojë heqjen e chatit në platformën Web për celularë, duke i shtyrë përdoruesit që ta instalojnë aplikacionin Messenger për të biseduar.

Kështu, nëse nuk e keni instaluar ende Messenger-in dhe vazhdoni të bisedoni në Facebook përmes shfletuesit në celular, koha është që ta instaloni. /albeu.com/


Shtuar më 06/06/2016, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori