Facebook drejt rekordit
Facebook
Facebook po i afrohet shifrës prej 600 milionë antarësh. Edhe pse pritej që filmi "Social Network" do të ndikonte negativisht te Facebook-u, një gjë e tillë duket se ku ndodhur. Shikuar në statistikat e gjashtë muajve të fundit, Facebook ka shënuar rritje rekorde.

Aktualisht Facebook numëron 596.3 milion antarë ndërsa në gjashtë muajt e fundit vetëm në SHBA i janë shtuar edhe 20 milion e 710 mijë antarë të rinj ndërsa në Indi 8 milion.

Rritja më e madhe është shënuar në Poloni, ku gjatë gjashtë muajve të fundit është dyfishuar numri i antarëve, nga dy në katër milion.

Rritje të madhe kanë shënuar edhe Rusia me 70% dhe Gjermania me 50%.

Shikuar në bazë shtetesh, aktualisht numrin më të madh të antarëve e kanë SHBA-të me 146 milion e 591 mijë antarë e pasuar nga Indonezia me 33 milion e 920 mijë.

E treta rradhitet Britania e Madhe me 27 milion e 545 mijë ndërsa e katërta Turqia me 24 milion e 788 mijë antarë. (albeu.com)
Shtuar më 14/01/2011, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori