Facebook braktis BlackBerry
Vendimi i fundit i marrë nga Facebook i detyron të gjithë përdoruesit e BlackBerryt, që nëse dëshirojnë të përdorin rrjetin social, duket të zgjedhin versionin mobile apo faqen e internetit për të hyrë.

Ndërkohë kujtojmë së në fillim të këtij muaji, WhatsApp, në pronësi të Facebook, bëri të ditur se do të ketë suport vetëm për BlackBerry Priv, i cili mbështetet nga Android. Ndërsa për sistemin operativ të vetë kompanisë WhatsApp do të funksionojë deri në fund të 2016.

"Ne kemi punuar me WhatsApp dhe Facebook për t’u ndryshuar mendjen, por këtë herë vendimi i tyre nuk ka kthim", shkruan Lou Gazzola në blogun e tij. Ai ka punuar në marrëdhëniet e BlackBerry me kompanitë e tjera.

"Kemi punuar shumë për ti siguruar përdoruesve tanë eksperiencën më të mirë, në kuadër të këtij vendimi, dhe jemi në kërkim të zgjidhjeve alternative”, vijon ai, teksa kërkon mbështetje duke përdorur hashtagun #ILoveBB10Apps. /albeu.com/


Shtuar më 23/03/2016, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori