Eleminoni e-mailet që sjellin viruse
Ndonjëherë e-mailet e padëshirueshme i kalojnë filtrat spam dhe përfundojnë në kutinë tuaj të mesazheve. Kur i hap ato dhe klikon në linqet që ato publikojnë mund të përmbajnë viruse, dhe automatikisht dëmtoni kompjuterin tuaj. Ndiqni hapat e mëposhtme për të eleminuar këtë dëmtim:

1. Hyni në faqen e shërbimit të e-mail dhe hapni llogarinë që zotëroni.

2. Shkoni tek inbox, në disa faqe hapja bëhet direkt në inbox ndërsa në të tjera duhet të shkoni tek menuja dhe të zgjidhni inbox.

3. Klikoni tek kutiza përpara titullit të e-mail-it që ju doni të shënoni si spam të padëshiruar dhe aty do ju shfaqet shenja përkatëse.

4. Klikoni tek Junk ose Spam tek menuja në krye. E-mail-t që shënuat tani konsiderohet si i padëshiruar pra "Spam" dhe zëvendosehett në direktorinë spam që gjendet tek menuja majtas.

5. Ju mund ta lini aty në formën e e-mail-it ose ta fshini. Në vazhdim e-mail-i nga i njëjti dërgues do të përfundojnë automatikisht aty. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2011, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori