Berisha: Zgjedhjet e 14 majit më të rëndësishmet që nga viti 1992

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Klosit, Bedri Hoxha, theksoi se zgjedhjet e 14 majit janë mëë të rëndësishmet që nga viti 1992.

Ai tha se sot çdo pustet është në dorë të Edi Ramës dhe rilindjes. Sipas tij shqitarët po varfërohen çdo ditë e më shumë, prandaj ëhstë e nevojshme një ndryshim i madh.

Jemi në prag të zgjedhjeve lokale, zgjedhim qeveritarët vendorë, por secili nga ne nëse ndalet e sheh Shqipërinë e shoqërinë si po rrokulliset e shkretohet, si varfërohet me shpejtësi, kupton që zgjedhjet janë më të rëndësishmet zgjedhjet që nga ’92.

Zgjedhje për shpëtimin e Shqipërisë, vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi.

Ndodhemi sot para faktit kur të gjithë pushtetet i ka në dorë një njeri, një sekt brenda një partie që quhet Rilindje.

Sot jemi dëshmitarë se e drejta në këtë vend nuk ekziston dhe qytetarët nuk fitojnë dot një gjyq, organet e drejtësisë seksione të PS.

Sot jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor qytetari duhet të presë 10-15 vite, të paguajë vetëm për ta afruar”, ka deklaruar Berisha.


Shtuar 23.03.2023 18:07