Edhe Skype jep mundësinë për editim të fotove

Skype në versionin mobil ka lansuar efektet për ndërhyrje në fotografi.

Veçoria e kopjuar nga Snapchati mund të vihet në dispozicion përmes butonit si shkop magjik që shfaqet në maje të ekranit, përcjell albeu.com.

Efektet për fotografi funksionojnë si në selfie si në fotografi nga kamera kryesore.

Fotografitë e edituara nga Skype mund të shpërndahen në biseda private apo grupe të bisedave. /albeu.com/


Shtuar më 10/11/2017, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori