Edhe Myspace vendos të ndryshojë
Pëlqej
Myspace.com
Ecuria e dobët e faqes më të popullarizuar sociale të para disa viteve MySpace, ka detyruar udhëheqësit e saj të bëjnë ndryshime në dizajn dhe në sistem.

Ndryshimi i parë fillon me logon. Tashmë shkronja e madhe "S" është zëvendësuar me "s" të vogël ndërsa në faqen kryesore logoja do të duket "my....." duke ia lënë antarit ta plotësojë pjesën e mbetuar me atë që ai do.

Sistemi i ri i Myspace do të jetë i bazuar në flash ndërsa antarët do të kenë mundësinë të ndajnë me miqtë e tyre videot, fotografitë, eksperiencat ... ashtu siç mund të bëhen gati në të gjitha rrjetet sociale.

Myspace i ri pritet të lançohet nga fundi i muajit ndërsa dizajni i faqes së re (shiko foton e lajmit) do të jetë komplet ndryshe nga ai i tanishmi. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori