Edhe ju shikoni gjithmonë Story-t tuaja në Instagram? Ka një shpjegim për këtë
Me siguri secili prej jush, hap Instagramin sheh pafund Story dhe përfundon duke klikuar mbi Storyn e fundit që ka publikuar vetë.

Por pse? Pse thuajse të gjithë përdoruesit e platformës nuk i rezistojnë dot tundimit për të parë çfarë kanë postuar në Story kur e dinë shumë mirë çfarë kanë ndarë me botën.

Dr. Allison Forti, psikologe dhe ndihmës pedagoge në Wake Forest University tha për Mashable se tendenca për të parë postimet tona mund të shpjegohet pjesërisht përmes konceptit psikologjik të quajtur “të shohësh veten nga jashtë” që nënkupton se njerëzit e shohin veten ashtu si mendojnë se i shohintjerët.

“Njerëzit shohin pambarimisht postimet e tyre në Instagram për të informuar identitetin e tyre,” tha ajo. “Për shembull, nëse shohin një Story tyren ku mendojnë se duken mirë, se kanë bërë të tjerët për të qeshur apo për të reflektuar dhe si rrjedhim, të tjerët i perceptojnë në një dritë pozitive, edhe ata vetë e perceptojnë veten pozitivisht.”

Në fjalë të tjera, duke parë postimet tona sigurohemi se të tjerët mendojnë mirë për ne, që ne të mendojmë mirë për veten.

Një tjetër pedagog, Dr. Kent Bausman, ekspert i Sociologjisë Online në Maryville University e shpjegon fenomenin përmes konceptit sociologjik të dramaturgjisë: që jeta, vetja dhe ndërveprimet njerëzore janë si aktorët që performojnë në skenë.

“Kur nisim ditën, kur dalim rrugëve dhe ndërveprojmë me të tjerët, vëmë në skenë një performancë. Po i tregojmë botës kush jemi,” shpjegon Bausman. “Por kur kthehemi në shtëpi, zbresim nga skena dhe qetësohemi. Këtu kalojmë në prapaskenë dhe procesojmë çfarë ndodhi në skenë, pra si u paraqitëm para njerëzve.”

Në fjalë të tjera, kur postojmë gjatë ditës në Instagram Stories performojmë para tyre. Kur kthehemi në shtëpi dhe rishikojmë çfarë kemi postuar, analizojmë performancën tonë, sa interesantë, sa pozitivë, sa natyralë jemi.

A është e dëmshme të shikosh postimet e tua disa herë në ditë? Nëse nuk ndjeni ndonjë efekt negativ, jo.

Shtuar më 27/02/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori