Edhe Berlusconi do te perdore Facebook-un
Albeu.com
Nis fushata e re mediatike e Silvio Berlusconit: T’u flasësh njerëzve, drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetësime. Zgjedhja është bërë, brenda 30 ditësh kryeministri italian do të hapë profilin e tij në rrjetin më të famshëm social, në Facebook.
Lajmin e ka bërë të ditur Antonio Palmieri, i cili prej 18 vjetësh është njeriu internet i liderit italian. “Kemi marrë katër javë kohë sepse po studiojmë rrjetin social të Barack Obamës dhe Sarkozy. Kemi analizuar në detajë edhe fushatën elektorale të bërë në Facebook nga kryeministri i ri britanik, David Cameron dhe aleati i tij Nick Clegg”, ka sqaruar Palmieri.
Shtuar më 14/05/2010, ora 17:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori