E keni vënë re? Diçka e çuditshme po ndodh me Facebook
Facebook ka bërë një ndryshim të madh tek njoftimet.

Facebook do të vendosë se cilat prej njoftimeve tuaja janë më të rëndësishme ose interesante për ju dhe do t'ua sjellë.

Njoftimet po ndahen gjithashtu në seksione të veçanta: Të reja dhe më herët, përcjell albeu.com.

Lajmi u shpërnda sot, me një njoftim nga kompania: "Njoftimet tuaja të reja tani janë të renditura për t'ju ndihmuar të shihni se çfarë është më e rëndësishme për ju."

"Mund të gjesh njoftimet e tua nga Facebook duke prekur [simbolin e njoftimeve]," thuhet në njoftim. "Mund të vëreni se ky skedar është i ndarë në disa seksione:

"E re: njoftimet e fundit që nuk i keni parë ende. Këto njoftime janë të radhitura sipas asaj se sa të rëndësishme ne mendojmë se janë për ju.

"Më parë: Njoftimetkeni parë. Nëse nuk keni ndonjë njoftim të fundit, të gjitha njoftimet tuaja mund të jenë nën Më herët", shkruan albeu.com.

Facebook për iOS dhe desktop po e aplikojnë këtë ndryshim të ri.

Është një lëvizje e papritur nga Facebook, e cila ka të ngjarë të pëlqehet. /albeu.com/



Shtuar më 20/10/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori