E dini se Facebook ka një webfaqe të dytë ku mund të komunikoni me miqtë tuaj?
Rrjeti më i madh Facebook ka lajmëruar se kompania nga Kalifornia ka realizuar një webfaqe tjetër, më pak të njohur për njerëzit por që mund të pëdoret për të komunikuar lirshëm me miqtë.

Facebooku është rrjeti social më i njohur nga shumica dhe ka më shumë se një miliardë përdorues në ditë në mbarë botën. Ai tashmë është bërë një pjesë e pandarë e jetës moderne.

Megjithatë kompania kaliforniane përveç facebook.com ka edhe një webfaqe të dytë, në të cilën mund të bisedoni me miqtë tuaj.

Nëse qëllimi kryesor është vetëm të komunikoni me miqtë pa u penguar, kompania lajmëron se kjo webfaqe është shumë më e mirë se Facebooku origjinal.

Mbreti i Facebook-ut Marc Zuckerberg, ka menduar këtë webfaqe të dytë pasi FB shfaq shumë njoftime në kohë reale, të cilat ndonjëherë bëhen të mërzitshme, sidomos nga kërkesat që dërgojnë miqtë tuaj. Kështu, alternativa juaj është messenger.com.

Nëse dëshironi të qëndroni larg njoftimeve të Facebook dhe dëshironi vetëm të bisedoni me miqtë tuaj duke përdorur laptopin ose kompjuterin, shkoni në messenger.com dhe kyçuni me të dhënat e Facebook, dhe bisedoni me miqtë. /Albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori