Bukë si kjo me banane, çokollatë dhe lajthi nuk keni ngrënë asnjëherë

INGREDIENTËT

3 banane të pjekura
3 vezë të mëdha
2 lugë gjelle shurup panje
1 lugë ekstrakt vanilje
2 filxhanë miell lajthie
2 lugë kanellë
1 lugë sodë buke
1/4 lugë kripë
1 lugë pluhur kakao
1/2 filxhan çokollatë pa qumësht
Lajthi 1/4 filxhan, të grimcuar

UDHËZIMET

1.Ngrohni furrën në 180 gradë C.

2.Spruconi lehtë me gjalpë një tavë dhe vendoseni mënjanë.

3.Në një tas të madh shtypni bananen duke përdorur një pirun.

4.Shtoni vezët, shurupin e panjës dhe vaniljen dhe përziejini derisa të kombinohen mirë.

5.Shtoni miellin e lajthisë, kanellën, sodën e bukës dhe kripën e detit dhe përziejini derisa të gjithë përbërësit të përfshihen plotësisht.

6.Ndani brumin e përgatitur dhe hidheni gjysmën në një tas të veçantë.

7.Përzieni pluhurin e kakaos në gjysmën e ndarë.

8.Derdhni gjysmën e brumit në tavën e përgatitur dhe më pas hidhni gjysmën tjetër me ngadalë.

9.Piqeni për 45 minuta derisa të ketë marrë ngjyrë kafe të artë.

10.Nxirreni nga furra bukën e përgatitur dhe shkrini çokollatën në mikrovalë ose sipër sobës në nxehtësi të ulët.

11.Përzijeni shpesh nëse përdorni metodën e sobës për të mos u djegur.

12.Pasi çokollata ka shkrirë hidheni sipër bukës dhe shtoni sipër lajthitë e copëtuara.

13.Ndajeni në feta dhe e keni gati për ta shërbyer!/neps.al


Shtuar 12.05.2020 12:56