Del në tregun kanadez Sony Xperia XA1
Ka dalë në tregun kanadez Sony Xperia XA1.

Ky smartfon është aktualisht i aksesueshëm përmes operatorit mobil Videotron dhe vjen në disa oferta të ndryshme, ndërsa kushton fillimisht 319.95 $.

Videotron është duke e ofruar pajisjen së bashku me një palë dëgjuese Sony XB550ap, që zakonisht kushtojnë 79.99 dollarë.

Xperia XA1 ka ekran HD prej 5 inç, me rezolucione prej 1280×720 pikselë. Pajisja vjen me procesorin octa-core, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32GB.

Pajisja poashtu posedon kamerën frontale prej 8MP dhe kamerën kryesore, Sony Exmor RS, me 23MP.
Shtuar më 08/05/2017, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori