Del në treg Asha 501, Nokia që kushton 100 euro
U prezantua në Indi smartphoni findlandez i destinuar për tregun vendas por telefoni mund të shitet në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Asha 501, Nokian i cili kushton vetëm 100 euro.

Duke parë telefonin ajo që bie në sy është ekrani i tij 3 inç. Telefoni është i pajisur me bluettooth, Wifi dhe një kamera 3,2 megapixel. Memoria e telefonit mban deri në 4GB fale kartës microsSD. Pajisja është mundësuar nga një procesor 1 GHz dhe 512 MB ​​RAM. Asha 501 ka një bateri që zgjatën 17 orë kohë bisedimi dhe 48 ditë kohë të gatishmërisë./albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori