Kanë nisur porositë për
makinën e parë në botë që shkon nga 0 në 100 km/h për më pak se 2
sekonda.
Aspark Owl është një makinë elektrike japoneze me një motor me 430 kuaj fuqi, peshon 860 kg dhe arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.9
sekonda.
Një shpejtësi të tillë, kjo makinë e arrin më shpejt edhe se njëvendëshet e Formulës 1.
Çmimi i kësaj makine është rreth 3,5 milionë
euro dhe sipas Bloomberg, klientët do të mund të paguajnë këstin e parë prej 1 milion
euro në Ekspozitën e Parisit.
Shtuar më 01/10/2018,
ora 19:05