Del Google Reader i ri
Google ka nxjerr në treg modelin e ri Google Reader, i cili ofron rishikimin e premtuar të ndërfaqes së përdoruesit si dhe ofrohet lidhja e re me rrjetin social Google+.

Përdoruesit e Google Reader mund t’u bëjnë “+1” gjërave drejtpërdrejt nga Google Reader për t’i shpërndarë ato me miqtë e tyre në Google+.

Kjo veçori tani i zëvendëson opsionet “Share” dhe “Share with Note” që ishin në të kaluarën.

Por nga kjo do të mbeten të zhgënjyer përdoruesit e rrjeteve të tjera sociale por Google e ka injoruar këtë fakt dhe ka kërkuar që të promovojë rrjetin social që disponohet nga vetë gjiganti i motorëve të kërkimit. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori