LISTA/ Këta janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë”

Yjet e skenës së futbollit takohen në Paris, në Theatre du Chatelet. Aty do të mësojmë fituesin e ri tëTopit të Artë.

Ndër kandidatët kryesorë janë  Benzema dhe Lewandowski , të cilët mund ta fitojnë këtë trofe për herë të parë.

Nga ana tjetër, kemi Lionel Messin , kandidatin kryesor, i cili do të ngrinte trofeun për të shtatën herë.

Deri më tani kemi mësuar renditjen e 20 futbollistëve nga vendi i 30 në të 11, ku padyshim suprizë ishte renditja e Neymar në vendin e 16, apo edhe e Haaland në të 11.

Tanimw kanë mbetur 10 kandidatë finalistë, qw janë: Jorginho (Itali, Chelsea), Donnarumma (Itali, PSG), Lewandowski (Poloni, Bayern Munich), De Bruyne (Belgjikë, Manchester City), Kanté (Francë, Chelsea), Messi (Argjentinë, PSG), Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United), Benzema (Francë, Real Madrid), Mbappé (Francë, PSG) dhe Salah (Egjipt, Liverpool). /albeu.com


Shtuar 29.11.2021 19:50