Chrome pritet të parakolojë Firefox-in
Shumë shpejt shfletuesi i internetit Google Chrome pritet të bëhet brouseri i dytë në botë më i përdorur, duke i rrëmbyer këtë pozicion Firefox-it. Kjo pritet të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Aktualisht Chrome ka një përdorim global prej 23.6% ndërsa Firefox qëndron në shofrat 26.8% kurse Internet Explorer udhëheq me 41.7%.

Nga fillimi i vitit 2011">2011 deri tani Chrome ka fituar 8% ndërsa Firefox ka rënë me thuajse 4% ndërsa IE gjithashtu ka rënë me 9%.

Shqipëria është një vendi ku Chrome përdoret masivisht, nga 58.9% ose 1.3 milion përdorues, ndjekur nga Firefox me 26.1 dhe IE me 12.9%. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori