Pochettino tregon trajnerin më të mirë në botë (FOTO LAJM)

Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Trajneri i Paris Saint-Germainit ka folur për Guardiolan dhe Manchester Cityn, të cilët do jenë kundërshtarët e francezëve në Ligën e Kampionëve.

“Jam i lumtur që luajme kundër Pep, sepse mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë. Ndeshjet kundër tij ju ndihmojnë të bëheni më të mirë.

Manchester City është një ekip shumë i mirë dhe Pep e krijoi atë. Mendoj se ai po tregon të njëjtën gjë që bëri në Barcelonë dhe Bayern” – është shprehur Pochettino për “El Larguero”.

Kujtojmë se Paris Saint-Germain dhe Manchester City do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG ndeshjen e parë e luan si vendas më 28 prill, kurse më 4 maj luan në udhëtim.


Shtuar 16.04.2021 19:54