E FUNDIT/ Bilanc i zi! 17 viktima e mbi 700 të infektuar të rinj nga COVID-19
Chrome nis bllokimin e Adobe Flash në shtator
Google ka lajmëruar se në shtator do të fillojë të minimizojë dhe më pas ta eleminojë krejtësisht Adobe Flash nga përdorimi në browserin e tij Chrome.

Chrome 53 do ta bllokojë Flash-in, dhe Chrome 55 në dhjetor do të përdorë vetëm HTML5.

Google ka vendosur të bëjë këtë ndryshim pasi e konsideron HTML5 si më të sigurt dhe më të shpejtë për hapjen e faqeve dhe videove në internet.

Gjithashtu HTML5 është më efikas sesa Flash. Çdo përdorues laptopi që përdor Chrome e di shumë mirë se sa shumë bateri harxhon ai.

“Do të shihni një përmirësim në efiçensë dhe shpejtësi në shumë nga faqet,” shkruan Anthony LaForge, personi që ndërtoi FlashChrome. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2016, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori