China Telecom zbulon foto të reja të iPhone 6 (FOTO-LAJM)
Pëlqej
Operatori mobil kinez China Telecom ka konfirmuar publikisht iPhone 6, duke sjellë edhe disa detaje të pajisjes. Dihet që Apple i mban sekret produktet e saj dhe për këtë partnerët e saj nuk janë të lirë të flasin për një pajisje përpara se ajo të prezantohet zyrtarisht.

Brenda postimit të China Telecom janë cituar edhe disa karakteristika të pajisjes, ndër të cilat suportimi i rrjeteve wireless TDD-LTE, FDD-LTE, WCDMA, CDMA2000, GSM dhe CDMA1X. Kemi disa muaj që sjelli thashetheme të ndryshme rreth iPhone 6, por një lajm i këtij tipi, sidomos duke parë burimin, përbën një zbulim të rëndësishëm duke qënë se operatorët zyrtarë nuk janë të autorizuar të flasin për produktet Apple përpara se ato të prezantohen për publikun. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori