CES arrin rekordin e pjesmarrësve
Konferenca ndërkombëtare e Teknologjisë CES 2015, duket se ka arritur të shënoje rekord në numrin e pjesmarrëzve. Organizata e industrisë së produkteve elektronike (CEA), pohoi se këtë vit numri i pjesmarrëzve ka qenë 170.000, ku 45,000 vinin nga jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Disa nga kategoritë më të njohura që u shfaqën janë automobilat të pajisur me tepër më njësi elektronike, produkte të kujdesit shëndetësor të personalizuar, automobila pa drejtues, pajisje elektroshtëpiake me akses në internet, printerë 3D dhe më shumë, transmeton PcWorld Albania.

Konferenca CES është rritur vazhdimisht me përjashtim të periudhës nga 2008 ku kishte 141,150 pjesëmarrës dhe ra në 130,000 në 2009. Që nga 2009 numri i pjesëmarrësve dhe të pasionuarve pas teknologjisë dhe produkteve elektronike është rritur. Pjesë e ekspozuesve ishin edhe 375 startupe nga 220 vitin e shkuar. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori