Për disa, celulari është fatkeqësia e jetës moderne. Por për bletët mund të jetë më tepër se thjesht një irritim i vogël.
Një studim i bërë kohët e fundit pretendon se numri i bletëve në rënie graduale, mund të ketë rezultuar nga valet e telefonit
celular.
Studimi i realizuar nga Dr.Daniel
Farve, thotë se sinjali nga telefonët
celularë dhe antenat mund të çojë bletët në një sjellje të çrregullt, nganjëherë edhe në vrasjen e tyre.
Dr.
Farve vendosi një telefon
celular afër një koshere bletësh, si pjesë e eksperimentit, mundësisht i pari i këtij lloji, dhe me kujdes vëzhgoi për çdo efekt të mundshëm tek bletët nga prania e telefonit
celular.
Farve tha se sa herë që telefoni po merrte ose dërgonte telefonata, sjellja e bletëve ndryshonte në mënyrë domethënëse, dhe ato i përgjigjeshin duke bërë shumë zhurmë.
Megjithatë, ato u qetësuan brenda disa minutash pasi telefonatat ishin përfunduar.
/albeu.com/
Shtuar më 15/05/2011,
ora 10:00