CBS blen CNET-in për 1.8 miliardë dollarë
Albeu.com
Gjiganti medial CBS ka blerë kompaninë e internetit CNET Networks për 1.8 miliardë dollarë në para të thata. CNET Networks, eshte pronare e disa faqeve jashtëzakonisht të famshme dhe domeneve me vlerë.Gjiganti medial CBS ka blerë kompaninë e internetit CNET Networks për 1.8 miliardë dollarë në para të thata, me çmim prej 11.50 dollarësh për aksion.
CNET Networks, kompani pronare e disa faqeve jashtëzakonisht të famshme dhe domeneve me vlerë siç janë CNET, ZDNet, GameSpot.com, TV.com, CNET News, UrbanBaby, BNET, CHOW dhe Search.com, qe një kohë është në telashe.

Çmimi i aksioneve të tyre veç një kohë të gjatë po bie, derisa me vite nuk ka arritur të kalojë vlerën prej 10 dollarësh, kështu që oferta e CBS-it ofron premi të vlefshme për vlerën aktuale të aksioneve. Andaj, është e qartë pse këshilli drejtues dhe aksionarët e mëdhenj nuk kanë ngurruar shumë për pranimin e ofertës së CBS-it.

Me këtë hap CBS automatikisht është bërë një nga 10 firmat më të mëdha të internetit në SHBA. CNET Networks ka rreth 56 milionë vizitorë brenda muajit vetëm në SHBA dhe 200 milionë tjerë në mbarë botën. (telegrafi)
Shtuar më 17/05/2008, ora 06:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori