Canon prezanton Connect Station për ruajtjen e fotove (FOTO LAJM)

Kompania Canon në eventin CES2015 ka prezantuar pajisjen Connect Station CS100, e cila mundëson ruajtjen, transferimin, shikimin, dhe shpërndarjen në një mënyrë të thjeshtë të të gjitha fotove apo videove tuaja.

Pajisja është e pajisur me një hard drive prej 1TB, mundësi Wi-Fi, NFC dhe një telekomandë me ëireless, ndërsa përsa i përket aksesit, ajo ka dy porta, si për kartën SD ashtu edhe për CF, si dhe portën e USB dhe të internetit.

CS100 është një pajisje që mund të lidhet me televizorin përmes HDMI dhe ju jep mundësinë që të shikoni dhe ndani me të tjerët fotot dhe videot personale të marra nga kamera e tyre apo nga pajisje të tjera.

Canon thekson faktin se koha e transferimit të videove dhe fotove tuaja do të variojë në sajë të madhësisë së tyre. Connect Station CS100 nga Canon do të kushtojë 299 dollarë dhe dërgesat do të fillojnë nga muaji qershor i këtij viti. /albeu.vom/
Shtuar më 07/01/2015, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori