E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Bye photoshop, ky është aplikacioni që e zëvendëson
Remove.bg është një aplikacion online për fotografinë digjitale, e cila të paktën në një masë të vogël cënon të ardhmen e një profesioni të tërë.

Në fakt, ajo shërben për të "prerë" portrete, domethënë për të ndarë njerëzit nga sfondi, dhe pastaj të përdorin rezultatin në një kolazh ose montazh.

Diçka që e bëjnë mijëra profesionistë vazhdimisht në të gjithë botën çdo ditë, duke investuar të paktën disa minuta nga koha e tyre. Ju mund ta provoni falas thjesht duke vizituar faqen e internetit.

Në vend të kësaj, Remove.bg bën gjithçka automatikisht dhe gjeneron një rezultat mjaft të mirë. Duke qenë një demonstrim ka disa kufizime: së pari madhësia e fotove nuk mund të jetë më shumë se 500 × 500 piksel.

Nuk ka rëndësi: me kalimin e kohës kufijtë do të tejkalohen, ndërsa veprimi i saktë i remove.bg është menjëherë i dukshëm.
Removal.bg është një ap po aq i mirë sa Photoshop por ka një karakteristikë të veçantë, me të harxhohet shumë më pak kohë për realizimin e fotove cilësore dhe profesionale. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori