Sipas statistikave, Messi do të fitonte Topin e Artë, ndërsa Ronaldo do të mbetej jashtë top treshes

Sipas asaj që thonë statistikat, Lionel Messit i është “grabitur” Topi i Artë i shtatë në karrierë.

Ceremonia e famshme botërore është anuluar për herë të parë pas 64 vitesh, shkaku i ndikimit të coronavirusit në futboll.

Ky padyshim që është një lajm i hidhur për argjentinasit që do të numëronte në këtë vit shtatë Topa të Artë, dy më shumë se portugezi.

Sipas statistikave të publikuara nga faqja me famë botërore “WhoScored”, Messi ishte lojtari me paraqitjet më të mira në këtë edicion në top pesë ligat evropiane.

Në anën tjetër, Ronaldo nuk ka arritur të futet as në top treshe.

Në vendin e dytë do të ishte Kylian Mbappe që po ashtu kishte një edicion magjik, gjersa në të tretin gjendet Robert Lewandowski me 34 gola në 31 paraqitje në Bundesliga.


Shtuar 22.07.2020 14:26