Erling Braut Haland është njeriu i momentit. Sulmuesi norvegjez ka lënë të hapur derën e largimit, pavarësisht se iu bashkua gjermanëve të Dortmundit në merkaton e Janarit.
19- vjeçari, për të cilin janë të gatshëm klubet më të mëdha të Europës të paguajnë shuma marramendëse vetëm për ta “rrëmbyer” xhevahirin e talentuar.
“Është shumë bukur kur klubet interesohen. Më pëlqen mentaliteti i Ibrahimoviçit dhe mënyrës si ai i shikon gjërat. Mendoj se dhe unë kam kohë që e zotëroj atë besim. Gjithashtu më pëlqen fakti se ai lëviz nga një klub te tjetri dhe përsëri shënon shumë gola” deklaroi Haland.
Ndër klubet më të interesuara është Reali i Madridit, mirëpo as Manchester United nuk ka hequr dorë nga norvegjezi të cilin pothuajse arritën ta blinin në janar.