Brenda kampusit të ri të Apple (FOTO-LAJM)

Publikohen foto të reja të kampusit të ri të Apple i cili po ndërtohet në Cupertino, Kaliforni. Modeli i parë 3D i selisë së re të Apple do të ketë katër kate dhe do të strehojë 12 mijë punonjës.

Fotot e publikuara disa muaj më parë nga Apple tregonin një çati me panele diellore, një auditor dhe një pistë vrapimi. Imazhet përfshinin edhe një palestër me një hapësirë prej 4.180 metra katrorë. Për realizimin e këtij projekti u tha fillimisht se do të shpenzohen rreth 3 miliardë dollarë por më vonë kjo shifër u rrit në pesë. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2013, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori