Brenda avionit privat më luksoz në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një avion i ri me vlerë 55 milion paund është caktuar si avioni më i madh privat në botë me katër ambjente për të qëndruar dhe një dhomë gjumi, brenda të cilit rreth 19 pasagjerë mund të qëndrojnë në luks.

Avioni i Global 7000 po bën debutimin e tij në Las Vegas dhe është i pari me katër hapësira të jetesës që mund të dizajnohen sipas preferencës së pronarit, nga dyshemeja deri te aksesorët dekorativ, po ashtu një zonë tërësisht e ndarë për ekuipazhin gjendet në këtë avion, përcjell albeu.com.

Çdo dhomë e avionit është e pajisur me televizorë me ekran të madh, dritare ekstra të mëdha dhe lidhje interneti.

Me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve, fokusi në dizajn e avionit lejon udhëtarin të pushojë në ajër, ose ndoshta të vazhdojë me punën e tij sikur të ishte në zyrë apo në shtëpi. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2017, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori