Merkatoja mbyllet nesër, Dortmund tenton mbrojtësin e Barcelonës

Borussia Dortmund do të synojë edhe një lëvizje të fundit në merkato.

Afati kalimtar i futbollistëve mbyllet nesër, kurse Borussia Dortmund do të synojë një lëvizje për mbrojtjen në këto orë të fundit.

Sipas raportimeve të ‘RAC1’, mbrojtësi i Barcelonës, Jean Clair Todibo, është duke zgjuar interesimin e Dortmund.

Lojtari nuk është në planet e Ronald Koeman dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Edhe dëshira e Barcelonës është që ta shesin kartonin e lojtarit.

Interesim për të ka edhe nga futbolli anglez, me skuadrën e Fulham që ka sytë kah ai.


Shtuar 4.10.2020 07:35