Bolonja, anulohet "Motor Show 2013"
Edicioni i 38-të i sallonit të makinave që zhvillohet në Bolonja të Italisë është anuluar. Festivali tradicional programuar për në datat 07 deri në 15 dhjetor është anuluar për shkak të mungesës së kompanive të prodhimit të makinave të cilat sjellin në këtë sallon modelet e tyre të reja.

Në faqen zyrtare të organizatorëve në Facebook thuhet se mungesa e prodhuesve të makinave ka bërë që ky aktivitet të mos realizohet për këtë vit. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori