BMW X6 M në 750 kuaj fuqi (FOTO LAJM)

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave,
G-Power, është kompania e njohur për modifikimin e makinave që së fundmi është kujdesur për përforcimin e motorit 4.4-litër V8 Twin-Turbo të modelit X6 M të BMW-së.

Kësaj here kompania përmes kësaj pakete të re ka përforcuar këtë motor serik nga 575 në 750 kuaj fuqi. Paketa quhet G-Power X6 M Typhoon, dhe ky SUV bavarez mund të arrijë shpejtësinë “mbi 300 kilometra në orë”, ndërsa 400 km/h e arrin për vetëm 11,5 sekonda.

Në ofertë po ashtu gjenden edhe rrotat Hurricane RR prej alumini me diametër prej 23-inç e me goma 315/25 ZR23, paketa për aerodinamikën, kapaku i motorit i bërë nga fibra të karbonit, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave si dhe frenat më të forta. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me çmimin që ajo do të jetë në treg.
Shtuar më 22/05/2016, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori