BMW vjen me “6-Series” (FOTO LAJM)

Kompania BMW vazhdon të sjellë risi të reja, këtë herë ajo prezantohet me modelin “6-Series”, i cili përfshin makina coupe, kabrio dhe coupe me katër dyer, dhe variantet e rregullta të M6.

Modeli 6-Series mendohet si makinë me motor 3.0-litra me 315 kuajfuqi, 15 më shumë sesa modeli i mëparshëm. 650i ka motor turbocharged 4.4-litra">4-litra V-8 me 445 kuajfuqi. Në krye të këtyre modeleve qëndron BMW M6 me motor 4.4-litra">4-litra V-8 me 560 kuajfuqi.

Në bazë të kuajfuqive M6 coupe dhe MG Gran Coupe u duhen vetëm 4.2 sekonda që të arrijnë 120 kilometra në orë derisa M6 Convertible është i ngadaltë për 1 të qindtat e sekondës. Shpejtësia maksimale e familjes “6-Series” është 260 kmh.

Pritet që BMW-ja ta nxjerrë në shitje këtë model gjatë pranverës së këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori