BMW i8 Concept (FOTO LAJM)

BMW i8 Concept është vetura me teknologji hibride apo plotësisht elektrike.
Shenja e shkronjës së vogël "i", të rikujton modelet e Hyundai-t, por këtë herë bëhet fjalë për vijën speciale të modeleve të BMW-s. Bëhet fjalë për vetura me teknologji hibride apo plotësisht elektrike. Duke marrë parasysh se veturat hibride konsiderohen si zgjidhje kalimtare drejt veturave plotësisht elektrike, nuk është çudi që BMW-ja ka filluar me zhvillimin e teknologjisë hibride dhe EV.

Njëri prej tyre është modeli i8, i krijuar në bazë të konceptit atraktiv EfficientDynamics i prezantuar në vitin 2009, versioni final do të jetë në vitin 2013, por në shtator do të mund ta shohim në Frankfurt. Ai ka motor 1.5 litërsh benzinë me 3 cilindra, i cili me ndihmën e turbombushësit ofron 220 kuaj fuqi, ndërsa motori elektrik jep edhe 129 kuaj fuqi të tjera. Kjo mjafton që shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, ta arrijë për 4.6 sekonda, ndërsa atë maksimale prej 250 km/h. Edhe pse është veturë superiore sportive, harxhon vetëm 2.7 litra në 100 km. /zëri/

Shikoni fotografitë:

Shtuar më 02/08/2011, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori