Blogsfera po ‘pushtohet’ nga femrat
Një studim amerikan tregon se femrat po përfshihen gjithnjë e më shumë në blogsferë. Të gjitha mediat tradicionale - thuhet në raport – po përfshihen në botën e logut. Deri tani kjo punë kryhej kryesisht nga meshkujt por kohët e fundit numri i femrave që punojnë në këtë fusha është rritur ndjeshëm.

Studimi “State of the Blogosphere 2011” tregon se meshkujt kanë akoma shumicën me 59% po krahasuar me një vit më parë kjo përqindje ka pësuar ulje pasi për vitin 2010 ishte 64%.

Pavarësisht se Facebook dhe Twiter përdoren gjerësisht, studimi thekson se blogsfera mbetet ende qendra e medieve sociale.

Por biosfera ende nuk mund të konsiderohet mirëfilli një punë pasi vetëm 4% e tyre që shkruajnë online thonë se kanë si burim parësor të ardhurat nga kjo punë.
Pagesa mesatare rezulton të jetë 24 000 dollarë në vit ndërsa pagesa më e mirë arrin në 140 000 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori