EMRAT/ Përfundon numërimi i votave për kryetar dege të PD në Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vau i Dejës

Përfunoi ditën e sotme numërimi i votave për kryetarë degësh të partisë demokratike në disa qytete të vendit.

Devis Osmani u konfirmua në krye të PD-së në qytetin e Korçës me 527 vota.

Gjenarin Kapçari ka fituar zgjedhjet për kreun e PD dega Shkodër.

Benard Ndreca u shpall kryetar i degës në Vau Dejës me 69% të votave.

Avni Tobli është zgjedhur kryetari i ri i degës numër 7 së Partisë Demokratike në Tiranë. Mësohet se nga zgjedhjet e sotme Tobli ka marrë 46% të votave./albeu.com