Shpërthejnë rastet e reja në vend, 7 humbje jete në 24 orët e fundit
Blerësit e iPadit nuk pyesin për çmim
Hulumtimi i tregut të tabletëve i kryer nga NPD Group ka treguar që blerësit e iPad në parim janë më të moshuar dhe më të pasur në krahasim me blerësit e tabletëve të prodhuesve tjerë.

Madje 40 për qind e blerësve të iPad në SHBA kanë të ardhura vjetore mbi 100.000 dollarë. Sa për krahasim, vetëm 26 për qind e blerësve të pajisjeve të prodhuesve tjerë kanë të ardhura vjetor më të mëdha se 100.000 dollarë. Po ashtu, hulumtimi ka treguar që gjithnjë e më shpesh tabletët blihen nga blerësit e rinj me status pasurie më të dobët. Kah fundi i vitit të kaluar më shumë se 50 për qind e blerësve të tabletëve kanë pasur të ardhura vjetore nën 45.000 dollarë, dhe ishin më të rinj se 34 vjet.

Edhe pse vërehet trendi i kryerjes së punëve që janë të rezervuara për PC me anë të tabletëve, megjithatë shumica e pronarëve të tabletëve akoma nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga PC-të. Vetëm 10 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që pasi kanë tablet nuk u nevojitet më PC-ja.
Shtuar më 29/02/2012, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori