Blen telefonin Samsung S6, ja çfarë gjen në kuti (FOTO LAJM)

Greg Cundill, po priste të merrte telefonin e tij të ri, Samsung Galaxy S6 Edge pasi që kishte rinovuar kontratën me kompaninë telefonike. Por kur hapi kutinë pa një kanaçe me peshk të vajosur.

"As nuk dija çfarë të thoja kur e hapa kutinë" u shpreh 23 vjeçari, Greg. "Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin se di pse e kanë vendosur aty", shtoi ai ironikisht. Kompania që kryen transportin është duke e hetuar rastin, shkruan The Sun. Gregu shtoi se ishte pak i nevrikosur se si pagoi 56 paundë vetëm për transportin e këtyre peshqëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori